Cikloni me qendër në Itali po afron dhe sonte do të na sjellë një “porcion” të konsiderueshëm të reshjeve të dendura të shiut.
Gjatë natës pra si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë priten reshje të dendura shiu. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në viset bregdetare/mesdhetare të Shqipërisë. Në Kosovë reshje më të dendura shiu priten në jug dhe perëndim të vendit, lokalisht edhe në vise tjera. Këto reshje në disa rajone mund të shkaktojnë edhe përmbytje, por duhet theksuar se reshjet e mëdha do të jenë kalimtare dhe që nga orët e hershme të mëngjesit të së premtes dhe paradites reshjet do të ndërpriten për të ardhur në shprehje rrezet të herëpashershme diellore. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh, mirëpo të dielën pritet të kemi ulje të temperaturave për shkak të depërtimit të masave pak më të ftohta ajrore nga verilindja e Kontinentit. Këto ulje të temperaturave do të ndjehen dukshëm kryesisht në viset tona kontinentale, veçanërisht në Kosovë./Meteoballkan