Nga dita e sotme në tërë rajonin tonë do të kemi qetësim të atmosferës por edhe vranësira të cilat nuk do të sjellin reshje me ndonjë përjashtim shumë të vogël. Gjithashtu nga nesër do të kemi depërtimin e ajrit të nxehtë nga Afrika Veriore. Masat e fuqishme anticiklonike do të përkujdesen që të mos kemi reshje atmosferike. Vetëm të Enjtën në veriperëndim të Shqipërisë mund të ketë riga shiu përndryshe masat ajrore të thata anticiklonike me qendër në lindje të Evropës do të përforcohen edhe më tutje duke mos lejuar depërtimin e masave të lagshta ajrore në drejtim të rajonit tonë.
Pra nga sot do të kemi kthjellime por edhe vranësira të herë pas hershme kurse edhe erërat do të qetësohen përkohësisht. Përgadituni për mot kryesisht të nxehtë dhe stabil me intervale kohore me diell dhe vranësira të herë pas hershme./Meteoballkan