Mbi rajon kanë depërtuar masa ajrore më stabile anticiklonike, duke stabilizuar motit të paktën përkohësisht, megjithatë ende mbetet freskët për këtë periudhë kohore, për shkak të “gjumit” të Afrikës Veriore dhe pamundësisë për të “ekstraduar” nxehtësi në rajonin tonë.
Sidoqoftë, këto ditë priten rritje të temperaturave dhe zagushisë, për shkak të lagështisë së lartë relative të ajrit.
Edhe nesër na pret mot kryesisht stabil me përjashtim të Malit të Zi ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ndonjë rrebesh mund ta kalojë edhe kufirin apo të zhvillohet mbi rajonet në Kosovë afër Malit të Zi.
Të dielën pasdite destabilizim i fuqishëm i motit në veriperëndim, qendër, veri, verilindje dhe juglindje të Kosovës. Në jug dhe perëndim mund të mos ketë rrebeshe shumë të përhapura, ndërsa në viset tjera priten rrebeshe më të përhapura. Rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë të dielen pasdite priten edhe në Luginën e Preshevës dhe disa vise në Maqedoninë Veriore. Atmosfera pritet të mbetet jo-stabil edhe gjatë natës në të hënën dhe jo-stabilitet përhapen edhe në Shqipëri gradualisht. Të hënën na pret mot jo-stabil, me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë gati në tërë rajoninë. Temperaturat shënojnë ulje, por nuk pritet të jetë shumë ftohtë./Meteoballkan