Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të goditen nga stuhia të fuqishme dimërore duke filluar nga dita e nesërme pasiqë një masë e fuqishme polare pritet të depërtojë thellë deri në jug të Amerikes dhe deri në Meksikë duke shkaktuar ulje drastike të temperaturave, stuhi të fuqishme me borë dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Masa e ftohtë polare do të përfshijë shumicen e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes deri në fund të javes. Do të ketë dallim të madh të temperaturave para dhe pas fronteve gjigande dhe kjo dë të shkaktojë reaksione violente të motit ku përpos reshjeve të intensive të shiut bores dhe breshërit priten edhe erëra me shpejtësi deri në 100km/h.
Kolorado, Minesota dhe Dakota Veriore dhe Jugore do të goditen më së shumti me reshje të mëdha bore./Meteoballkan