Përderisa sot po mbanë mot relativissht stabil dhe kryesisht me diell, prapëseprapë në disa rajone ka zhvillime konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e sotme priten vetëm në disa zona të izoluara dhe priten gjatë orëve të pasdites. Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e dytë e fundjavës, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të disa stuhive në disa zona të rajonit tonë.
Destabilizim i fuqishëm i motit pritet ditën e parë të javës së re kur pritet të kemi ardhjen e një fronti të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë destabilizim të përgjithshëm dhe të fuqishëm të atmosferës. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe vetëtima e bubullima masive. Temperaturat e larta favorizojnë krijimin e ndonjë shtrëngate të fuqishme me breshër.
Pra, pas një stabilizimi afatshkurtër të motit sot dhe nesër priten zhvillime më të izoluara, ndërsa të hënën dhe të martën priten zhvillime më të përhapura dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në bregdet më pak rrebeshe shiu, por edhe atje priten rrebeshe dhe ndonjë stuhi që nuk zgjatë shumë. Rrebeshet e shiut në zonat tona kontinentale priten si zakonisht në orët e pasdites, eventualisht në mbrëmje./MeteoBallkan