• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Stuhia polare e kthen një pjesë të SHBA-së “në zonë lufte”

Stuhia polare e kthen një pjesë të SHBA-së “në zonë lufte”

27/12/2022 | 00:22
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet të enjten me 30 tetor!

29/10/2025 | 21:46
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.10.2025.) E Shtunë!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.10.2025.) E Enjte

29/10/2025 | 21:35
Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

Ndarja e pazakontë e brigjeve në Egjipt

29/10/2025 | 11:34
Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

Pamje: Çfarë shkatërrimesh la pas uragani i fuqishëm në Xhamajka

29/10/2025 | 11:03
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

29/10/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi më i ri i KEDS, e mërkurë!

28/10/2025 | 22:59

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (29.10.2025.) e Mërkurë

28/10/2025 | 22:52
Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

Pamje Live, uragani Melissa zbret në Xhamajka

28/10/2025 | 20:54
Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

Një nga uraganet më të fuqishme të vitit po shkon drejt Xhamajkes, publikohen pamje

28/10/2025 | 11:28
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e martë

28/10/2025 | 06:48
Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

Moti javor, çfarë pritet pas frontit të ftohtë?!

28/10/2025 | 00:04
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton për punimet në rrjet të Martën! 28 tetor!

27/10/2025 | 22:43
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Stuhia polare e kthen një pjesë të SHBA-së “në zonë lufte”

Stuhia polare e kthen një pjesë të SHBA-së “në zonë lufte”

Stuhia dimërore lë të paktën 37 persona të vdekur në mbarë vendin, pasi banorët në perëndim të New Yorkut mbetën të bllokuar nga bora e madhe e nga temperaturat e acarta. Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka bërë të ditur se stuhia është ndër më shkatërrueset në historinë e gjatë të Buffalos

27/12/2022 | 00:22
638
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje

Teksa një stuhi masive dimërore vazhdon të godasë pjesën më të madhe të SHBA-së me mot brutal dimëror – duke çuar në të paktën 37 vdekje në mbarë vendin – pjesë të New Yorkut perëndimor janë mbuluar deri në dhjetëra centimetra borë, duke bllokuar automjetet dhe duke lënë shtëpitë pa energji për mijëra banorë gjatë javës së Krishtlindjes.

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, ka bërë të ditur se stuhia është një ndër më shkatërrueset në historinë e gjatë të Buffalos. Reshjet e dendura të borës dhe stuhitë i kanë bërë rrugët të pakalueshme me dukshmëri zero, i kanë ngrirë nënstacionet e energjisë elektrike dhe kanë lënë të vdekur të paktën 17 persona në të gjithë shtetin.

New Yorku perëndimor po mbërthehet në borën e trashë të “efektit të liqenit” – e cila formohet kur ajri i ftohtë lëviz mbi ujërat e ngrohta të Great Lakes – vetëm një muaj pasi rajoni u përplas me një stuhi historike bore.

Image
Disa banorë kanë mbetur në shtëpitë e tyre për 56 orët e fundit, disa pa energji, në të ftohtin e acartë

“Ishte thjesht e tmerrshme dhe zgjati për 24 orë rresht”

Teksa ekuipazhet e shpëtimit dhe qindra shoferë të makinerive me parmenda u nisën në ditën e Krishtlindjes, edhe automjetet e urgjencës dhe rikuperimit u dërguan për t’i ndihmuar ata që kanë ngecur në borë.

“Duhej të dërgonim ekuipazhe të specializuara të shpëtimit për të shkuar për t’i marrë shpëtimtarët”, ka thënë për “CNN This Morning” Mark Poloncarz, shef ekzekutiv i Erie County, i cili përfshin edhe Buffalon, duke shtuar se ishte stuhia më e keqe që mund ta kujtonte. “Ishte thjesht e tmerrshme dhe zgjati për 24 orë rresht”.

“Ne jemi mësuar me borë këtu, mund ta përballojmë borën”, është shprehur ai. “Por me stuhinë, pamjet verbuese – ishte bardhësi e plotë – dhe të ftohtit ekstrem, ishin disa nga kushtet më të këqija që dikush prej nesh ka parë ndonjëherë”.

Shumë nga vdekjet e lidhura me motin në New York u raportuan në Erie County, ku disa njerëz u gjetën të vdekur në makina dhe në rrugë, ka theksuar Poloncarz. Vdekjet e raportuara në Buffalo “janë me njerëz që gjenden jashtë dhe në makina”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Buffalos.

Qindra trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit në New York. Policia e shtetit ishte përfshirë në mbi 500 shpëtime, duke përfshirë lindjen e një fëmije dhe ndihmën e një burri me 4% të mbetur në funksion nga zemra e tij mekanike.

“Jemi ende në grahmat e kësaj situate shumë të rrezikshme kërcënuese për jetën”, ka thënë Hochul, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë jashtë rrugëve pasi ndalimi i drejtimit të automjetit mbetet ende në fuqi në qarkun Erie.

“Makineritë me parmenda nga shteti dhe të qarku tonë kanë qenë atje, pa pushim, duke punuar dhe duke e vënë në rrezik personelin, duke lëvizur nëpër stuhi bore verbuese për t’i pastruar rrugët”, ka sqaruar Hochul.

Bllokimi i 500 shoferëve

Gjersa kushtet e stuhive fshikulluese përfshinë rajonin, rreth 500 shoferë u gjendën të bllokuar në automjetet e tyre, sipas Poloncarz, i cili i përshkroi kushtet në rrugë si të frikshme.

“Mendoni të shikoni vetëm disa metra para jush në një çarçaf të bardhë për më shumë se 24 orë rresht. Kështu ishte jashtë në kushtet më të këqija”, ka thënë ai. “Ishte stuhi e vazhdueshme dhe bardhësi e tillë që askush nuk mund të shihte se ku po shkonim. Askush nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”.

Teksa automjetet e braktisura i mbushin rrugët e mbuluara me borë – kushtet gjithashtu janë të vështira edhe brenda shtëpive.

Disa banorë kanë mbetur në shtëpitë e tyre për 56 orët e fundit, disa pa energji në të ftohtin e acartë, ka shpjeguar Hochul gjatë konferencës për media. Kjo nuk është për shkak të mungesës së burimeve, ka bërë të ditur guvernatori, por një sfidë lëvizshmërie dhe qasjeje me të cilën përballen kompanitë e shërbimeve.

94.5% e banorëve të Qarkut Erie dhe 87% e banorëve të Buffalos tashmë janë të furnizuar me energji elektrike.

Megjithatë, kishte 12 mijë shtëpi dhe biznese në Erie County pa energji dhe shumë prej tyre nuk do të kenë drita dhe ngrohje njëherë.

Image
Stuhia e zgjatur e dimrit ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike dhe mijëra fluturime të anuluara

Stuhia shkakton vdekje në shumë shtete

Gjatë javës së kaluar stuhia e zgjatur e dimrit ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së me temperatura të ulëta të rrezikshme duke sjellë gjithashtu ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike dhe mijëra fluturime të anuluara.

Image

Më shumë se 10 milionë njerëz kanë mbetur nën alarmin e ngrirjes në South Monday, duke përfshirë banorët në Orlando, Jacksonville, Tallahassee, Mobile, Montgomery dhe Birmingham.

Në mbarë vendin, rreth 65 mijë klientë ishin pa energji elektrike, sipas PowerOutage.US. Që nga fillimi i stuhisë, numri i ndërprerjeve herë pas here ka kaluar një milion klientë.

Energjia elektrike nuk ishte i vetmi problem: Jackson, Misisipi, ka publikuar një njoftim për ujin e vluar të dielën pasi sistemi i tij i ujit humbi presionin për shkak të prishjeve të linjës “me gjasa të shkaktuara nga moti”, thanë zyrtarët në Facebook. Qyteti – i cili vetëm dy muaj më parë kapërceu një krizë të gjatë të ujit – shpërndau ujë për banorët gjatë ditës së Krishtlindjes.

Stuhia gjithashtu ka penguar udhëtimin në SHBA gjatë fundjavës së ngarkuar të festave, me më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara të premten, më shumë se 3400 fluturime të anuluara të shtunën dhe më shumë se 3100 të anuluara për Ditën e Krishtlindjes. Më shumë se 1500 fluturime brenda ose jashtë SHBA-së tashmë janë anuluar.

Përktheu: Blerta Haxhiu


Related Posts

Me këtë datë ndërrohet ora
Uncategorized

Me këtë datë ndërrohet ora

17/10/2025 | 10:16
Pse duhet të vendosni patate në dritare gjatë muajve në vijim?
Uncategorized

Pse duhet të vendosni patate në dritare gjatë muajve në vijim?

09/10/2025 | 09:05
Moti për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

21/08/2025 | 10:37
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲