Me mbylljen e një muaji mjaft të nxehtë e të thatë në gusht, dita e dytë e shtatorit ka sjellë reshje shiu në disa rajone të Shqipërisë.
Madje, në qytetin e Elbasanit moti ka ndryshuar brenda pak minutave, ku dielli i nxehti ja kanë lënë vendin stuhisë me erë dhe reshje të dendura shiu gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura në këtë qytet pasditen e së hënës ka pasur vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.
Rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe gjatë ditës së sotme në disa rajone në Shqipëri./Meteoballkan