Tajfuni Bailu pritet të godasë Ishullin e Tajwanit në çdo moment dhe për këtë qeveria tajvaneze ka bërë të gjitha përgaditjet e duhura.
Tajfuni pritet të dobësohet në Stuhi Tropikale gjatë rrugëtimit të tij mbi Tajwan dhe pastaj do ti drejtohet Kinës.
Shumë fluturime janë anuluar si dhe janë dhënë alarme për reshje të fuqishme shiu, erëra të fuqishme dhe valë të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se mijëra turistë të huaj dhe banorë lokal janë evakuuar nga zonat ku Tajfuni pritet të godasë me fuqinë e tij të madhe, megjithatë ky tajfun nuk llogaritet të jetë stuhi shumë e fuqishme, pra është e kategorisë 1 dhe pritet të dobësohet por kjo nuk e minimizon rrezikun nga shirat e rrëmbyeshme dhe erëra e fuqishme.
Në vitin 2009 Tajfuni “Morakot” goditi Tajwanin duke shkaktuar 700 vdekje njerëzore shumica prej tyre nga rrëshqitjet e dheut./Meteoballkan