Masa kryesisht stabile ajrore në Kosovë do të qëndrojnë deri të dielën pasdite, ndërsa në Shqipëri deri të hënën.
Një masë ajrore mjaft e paqëndrueshme do të fillojë të depërtojë nga e diela pasdite duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë fillimisht në disa rajone të Kosovës, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës.
Gjatë ditës së hënë pritet destabilizim i përgjithshëm i motit. Pra, në tërë rajonin priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Më së paku reshje priten në perëndim të Shqipërisë dhe në përgjithësi në bregdet.
Në disa rajone ka mundësi që të ketë edhe zhvillime të bujshme atmosferike me furtuna të forta afatshkurtra dhe breshër.
Pra, pas disa ditëve kryesisht stabile, por të freskëta, me rritjen e temperaturave që priten (të shtunën dhe të dielën) dhe depërtimit të mases mjaft të paqëndrueshëme ajrore dhe ky kombinim do të jetë ideal për krijimin ose zhvillimin e proceseve konvektive të cilat priten të dielën pasdite në disa rajone dhe të hënën do të jenë shumë më të përhapura./Meteoballkan