Me ardhjen e masave ajrore të nxehta nga Afrika Veriore ka filluar të nxehet edhe uji afër sipërfaqës së detit dhe në këtë mënyrë shihet se në Bregdetin Shqiptar temperatura maksimale ka arritur deri në 23 gradë celsius. Në përgjithësi në Bregdetin Shqiptar, Malazez , Grek dhe në Hercegovinë temperaturat arrijnë rreth 22-23 gradë celsius.
Këto temperatura janë ideale për ata që shkojnë në deti për tu freskuar në këto ditë të nxehta verore. Përndryshe sot mbi tërë rajonin tonë është më freskët se sa ditëve tjera për shkakë të depërtimit të një mase ajrore të freskët nga Evropa lindore.
Temperaturat pritet të ngriten përsëri nga e enjta dhe pritet të arrijnë vlera mjaft të larta dhe mund të shkaktojnë probleme tek personat e ndjeshëm nga i nxehti./Meteoballkan