Edhe sonte me acar të fortë, sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Në imazhin satelitor shihet se temperatura në Aeroportin e Sllatines në këtë çast është -11 gradë Celsius, ndërsa në Maqedoninë jugperëndimore -15 gradë Celsius.
Është kjo nata e fundit e acarit të fuqishëm siberik në rajonin tonë, sepse nga nesër acari i madh do të fillojë të kthehet prej nga ka ardhur.
Nesër (e Mërkurë) priten edhe vranësira për arsye të ardhjes së një fronti të dobët ajror i cili në mbrëmje pritet të na sjellë edhe reshje kalimtare, të lokalizuara shiu e bore. Ky front do të rrit temperaturat, por ende do të mbete relativisht ftohtë me erëra drejtimesh të ndryshme. Ngritje substanciale të temperaturave pritet të kemi gjatë fundjavës./Meteoballkan