Një skiator lirisht mund të quhet me fat pasi derisa po kërcente e po fluturonte, i ka humbur skitë, por gjatë rënies ka hasur në borë të butë që nuk i shkaktoi ndonjë lëndim.
Oscar Mandin, 23-vjeçar, kishte tentuar të bëjë një rrotullim por ky veprim i kushtoi me humbjen e skive.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq të riun duke skijuar dhe gjithçka dukej se po shkon për mrekulli, megjithatë në një moment ai tentoi të bëjë një rrotullim në ajër që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.
Ishte bora e butë dhe trashësia e saj, që i riu të shpëtojë pa lëndim dhe të përfundojë në borë.