Tre viktima dhe mbi 800 të lënduar është bilanci i deritanishëm nga tërmeti që goditi Iranin mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave zyrtare tërmeti kishte magnitudë 5.9 Rihter.
Lëkundjet e forta sizmike ndodhën në veriperëndim të Iranit, në qytetin Khoi.
“Deri më tani, për shkak të këtij tërmeti kemi tre të vdekur dhe 816 të plagosur ”, tha guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, Mohammad Sadek Motamedian, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.
Irani është një vend që ka pësuar disa tërmete shkatërruese vitet e fundit.
Iran 🇮🇷 earthquake, magnitude of 5.9, with 447 casualties.
HYPOTHESIS: Earthquake caused by underground weapons facilities explosions? pic.twitter.com/lAp8lsMYOw
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) January 29, 2023
Më 18 janar, një tërmet me magnitudë 5.8 afër Hoi An la të lënduar disa qindra banorë. Në shkurt 2020, një tërmet me magnitudë 5.7 goditi fshatin Hambas-i-Olia (lindje), duke vrarë të paktën nëntë persona.
Në shkurt 2020, një tërmet me magnitudë 5.7 goditi fshatin Hambas-i-Olia (lindje), duke vrarë të paktën nëntë persona përtej kufirit në Turqi.
Tërmeti më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë në Iran ka ndodhur në vitin 1990. Tërmeti kishte magnitudë 7.4 Rihter dhe la pas 40,000 viktima dhe 30,000 të lënduar.