Duke “gërmuar” nëpër arkiva hasëm në këtë fakt interesant nga tetori i shekullit të kaluar, gjegjësisht viti 1939 ku shihet një ngjashmëri me gjendjen sinoptike me Tetorin e këtij viti.
Ashtu siç është tani nxehtë ngjashëm ishte edhe në Tetorin e vitit 1939, madje atëherë ishte edhe më nxehtë dhe temperatura maksimale kishte arritur deri në 33 gradë C.
Por krahasuar me valën e nxehtësisë së kësaj vjeshte, atëbotë vala e nxehtësisë ishte më e shkurtër dhe herë pas here kishte edhe reshje shiu, kurse sivjet vala e nxehtë apo “vera indiane” po zgjatë shumë më shumë dhe nuk e ka ndërmend të lëshoj pe të paktën edhe për një javë.
Në fund të theksojmë se dimri i vitit 1940 ishte mjaft i ashpër dhe na mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në dimrin 2020./Meteoballkan