Rajoni përreth Gjenovës në Italinë veriore është përfshirë nga reshje shumë të fuqishme shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme materiale.
Më së shumti është afektuar rajoni Liguria jo shumë larg Gjenovës ku janë regjistruat shifra të pabesueshme të reshjeve të shiut. Për 12 orë kanë rënë 740 litra për metër katror, ndërsa për për 24 orë janë regjistruar 880 litra për metër kator çfarë e bënë rekord të ri në Kontinentin e vjetër.
Pra, dje është thyer rekrodi për tërë Evropen për sasinë e madhe të reshjeve të shiut në Liguria. Këto reshje kanë shkatuar daljen dhe shpërthimin e shumë lumenjve dhe vërshime masive në rajonin e Savonës.
Reshje të fuqishme shiu nga cikloni Gjenovian kanë përfshirë veriun dhe qednrën e Italisë, ndërsa cikloni tani po zgjerohet në drejtim të jugut të vendit për të shkaktuar reshje të fuqishme edhe në jug të Italisë dhe në Gadishullin Ballkanik./Meteoballkan