Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 5.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Detin Adriatik 6 km. larg Durrësit.
Pas lëkundjes së parë që u shënua në orën 16.04, një tjetër shkundje e fortë ka ndodhur disa minuta më pas.
Dyshohet se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar të detajuar nga Instituti i Gjeoshkencave.
Tërmeti ka shkaktuar panik dhe banoret të tmerruar kanë dalë jashtë banesave.
Tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm saqë dridhjet janë ndjerë fuqishëm në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi./Meteoballkan