Cikloni ende gjendet përreth rajonit tonë. Ky ciklon shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit sot në Detin Adriatik, ndërsa stuhitë më të fuqishme u regjistruan në bregdetin kroat dhe atë malazez.
Në bregdetin kroat janë krijuar me dhjetëra tromba (tornado ujore), ndërsa njëra prej tyre ishte aq e fuqishme saqë arriti kategorinë e një tornadoje të vërtetë. Fatmirësisht tornadoja u krijua mbi ujë dhe aty edhe i humbi vetitë dhe në këtë mënyrë nuk shkaktojë ndonjë pasojë eventuale. Kroacia sot u përballë me stuhi të fuqishme dhe njëkohësisht edhe zjarre të fuqishme pyjore, ndërsa reshjet e shiut ndihmuan sadopak në shuarjen e këtyre zjarreve edhe pse shumë prej tyre ende janë aktive./Meteoballkan
FOTO : Matko Begovic- Makarska-Kroaci sot