Atmosfera jashtëzakonisht e paqëndrueshme në disa pjesë të Evropës ka kushtëzuar stuhi të fuqishme me breshër në shumë pjesë e posaçërisht, në Gjermanin jugore dhe juglindore, Çeki, pjesë të Polonisë, Sllovenisë, Kroacisë etj. Raportohet se në territorin polak është zhvilluar edhe një tornado e fuqishme e cila ka goditur një pjesë rurale të rajonit duke shkaktuar edhe disa dëme.
Pas kalimit të tornados shihen pasojat që ka lënë pas ajo. Drunjtë e nxjerrur, të rrëzuar dhe të thyer tregojnë për fuqinë e madhe të tornados në fushën rrezeveprimit të saj. Në vazhdim kemi siguruar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, pra nga Polonia./Meteoballkan