Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e reshjeve të dendura në Komunën e Pejës.
Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibra, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se kanë pranuar edhe 4 persona të tjerë të lënduar, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.
“Një fëmijë i moshës 5-vjecare është viktimë. 4 persona të tjerë janë të lënduar. Po marrin trajtim mjekësor”- ka thënë Ibra nga Spitali i Pejës.