Ah, vjeshta. Në mes të motit të freskët dhe pamjes shumëngjyrëshe, ka shumë arsye të tjera pse vjeshta është stina më e mirë.
Vjeshta e bën më të lehtë për ju që të hani mirë, të ndiheni mirë dhe t’i riktheheni stërvitjeve tuaja të cilat vera mund t’i ketë marrë për pak.Këto janë 4 arsyet pse vjeshta është stina më e mirë për shëndetin tuaj:
Mund të flini më shumë
Rivendosja e orës së gjumit është mënyra më e mirë për të fjetur më shumë. Për më tepër, rreziqet nga ndonjë sulm në zemër bien dukshëm gjatë ditëve të vjeshtës për shkak të motit mesatar, thuhet sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore New England.
…Dhe mund të flini më mirë
Studimet tregojnë se temperatura ideale për të fjetur është 15-25 gradë. Temperaturat nën apo mbi këto gradë mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme shëndetësore. Sigurisht, ju mund ta kontrolloni temperaturën me ndonjë kondicioner të ajrit apo ngrohëse, por çfarë me temperaturën e ftohtë që ndodhet jashtë mureve të dhomës tuaj?
Vrapimi jashtë është më i mirëseardhur
Moti i ngrohtë gjatë verës është i mrekullueshëm padyshim – vetëm nëse vraponi në atë temperaturë të nxehtë sigurisht se nuk do të jetë. Temperaturat më të ftohta ju lejojnë të kënaqeni me ushtrimet tuaja pa u djersitur tepër, gjë që e sjellë moti i butë; gëzohuni me vjeshtën para se të vijë sezoni i dëborës! (Lajmi.net)