• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

17/05/2022 | 20:47
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon orarin për të enjten, ndërprerjet e rrymës të enjten!

11/02/2026 | 23:28
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.02.2026.) e enjte

11/02/2026 | 23:18
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

11/02/2026 | 08:34
Tërmeti në Kosovë, 130 nxënës u larguan nga hoteli në Brezovicë – situata nën kontroll

Tërmeti në Kosovë, 130 nxënës u larguan nga hoteli në Brezovicë – situata nën kontroll

11/02/2026 | 08:21
“Nuk ka vend për panik”, profesori Milevski me shpjegim shkencor pas tërmetit në Maqedoni-Kosovë dhe rajon!

“Nuk ka vend për panik”, profesori Milevski me shpjegim shkencor pas tërmetit në Maqedoni-Kosovë dhe rajon!

11/02/2026 | 01:11
Mustafa: Kosova zonë aktive sizmike!

Mustafa: Kosova zonë aktive sizmike!

11/02/2026 | 00:20
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.05.2023.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.02.2026.) e mërkurë

11/02/2026 | 00:15
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet nesër, e mërkurë!

11/02/2026 | 00:06
Tërmet në Shqipëri

“Kishte potencial për dëme”, sizmiologu kosovar jep detaje pëe tërmetin që goditi Kosovën

10/02/2026 | 22:42
Tërmet relativisht i fortë në Kosovë

Tërmet relativisht i fortë në Kosovë

10/02/2026 | 22:13
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e martë

10/02/2026 | 08:35
Moti javor, mot i ndryshueshëm!

Moti javor, mot i ndryshueshëm!

10/02/2026 | 00:59
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Pamje e urës Peleshac. Foto: REL

Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

17/05/2022 | 20:47
1k
SHARES
2.9k
VIEWS
Shpërndaje

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare. Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie. “Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit.“Mendoj se ky sezon [turistik] do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me [pandeminë] COVID, ne jemi gati”, thotë ai.

Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik. Ajo pritet të hapet në korrik të këtij viti. Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë. Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.
Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen. Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

Punëtorët kinezë duke punuar në një nga këmbët e urës, maj 2022. Foto: REL
Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës. Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.

Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera. Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist. “Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.

Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.

Qyteti kroat, Komarna, me Urën e Peljesaçit që shihet në sfond. Foto: REL
Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij./REL.


Related Posts

Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon orarin për të enjten, ndërprerjet e rrymës të enjten!

11/02/2026 | 23:28
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.02.2026.) e enjte

11/02/2026 | 23:18
Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

11/02/2026 | 08:34
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲