Për disa ditë me radhë në Atlantikun Qendror kemi Uraganin e fuqishëm Lorenzo i cili për disa çaste arriti shkallën më të lartë të fuqisë kategorinë 5 me erëra deri në 300km/h.
Uragani pastaj hyri në Atlantikun Lindore dhe llogaritet si uragani më i fuqishëm që ka përfshirë këtë hapësirë gjeografike botërore.
“Lorenzo” ka hasur në rrugë anijen franceze me ekupipazh prej 15 personave në mesin e tyre edhe një kroat. Ende nuk dihet për fatin e tyre por raportohet se ekipe shpëtimi me helikopter janë nisur në vendin e ngjarjes. Raportohet se anija është përballur me dallgë deri në 20 metra të larta dhe se ekipit francez të shpëtimit i është bashkuar edhe një ekip amerikan. Nuk ka ndonjë informacion të mëtutjeshëm deri më tani.
Lorenzo tani pak më i debësuar do të godet Ishujt e Azoreve si uragan i kategorisë 2 dhe pastaj do të transformohet në Stuhi post-tropikale duke u nisur në drejtim të Britanisë së Madhe./Meteoballkan