Fillojë si një sistem i zakonshëm shtrëngatash me vetëtima dhe bubullimë në Afriken Perëndimore apo equatoriale, pastaj me hyrjen e tij në ujërat e nxehta të Oqeanit Atlantik stuhia u fuqizua tepër dhe mori karakteristikat e uraganit. Gjatë rrugëtimit të tij arriti shkallen më të lartë të fuqisë atë të kategorisë 5, por tani Uragani Lorenzo është dobësuar në kategorine 2 apo 1
Ishujt e Azoreve po bëjnë përgaditjet e fundit për ardhjen e uraganit Lorenzo i cili sonte pritet të godas pjeset qendror dhe veriore të Azoreve me reshje të fuqishme shiu dhe erëra uraganike. Uragani është dobësuar pak krahasuar me diten e djeshme dhe tani është i kategorise 2 dhe së shpejti pritet të ulet në kategorinë1 ose ndoshta edhe në nivelin e Stuhisë Tropikale cfarë do të ishte një lajm sadopak i mirë për Azoret por prapëseprapë sistemi mbetet mjaft i fuqishëm dhe potencialisht i rrezikshëm.
Pas Azoreve Lorenzo do të niset drejt Britanisë së Madhe ku pritet të godas si sistem post-tropikal apo si Ex uragan duke u dobësuar edhe më tutje por megjithatë do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm për të shkaktuar probleme sidomos në brigjet e Britanisë së Madhe.
Mbetjet e Lorenzos sipas të gjitha gjasave pas Britanisë së Madhe do të vijnë direkt e tek ne si një sistem i zakonshëm frontal (pa kurfar rreziku) apo eventualisht mund të kemi edhe krijimin e një cikloni në Detin Adriatik. Mbetet të shihet./Meteoballkan