Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Do të kemi fillimin e valës më të re të nxehtësisë afrikane. Priten edhe erëra drejtimesh të ndryshme në disa rasone pksa të fuqishme. Temperaturat makismale pritet të luhaten nga 33 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat shënojnë rritje përsëri.
Ditëve të ardshme na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Nganjëherë priten vranësira kalimtare por do mbetet mot i thatë në shumicën e territoreve tona. Rrallë në disa rajone pasditeve mund të ketë disa zhvillime me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjasat për rrebeshe kanë më shumë Mali i Zi dhe disa vise kodrinore-malore të Kosovës sidomos në rajonet afër territorit të Malit të Zi./Meteoballkan