Një valë e re nxehtësie mjaft e fortë verore po vjen drejt rajonit tonë, por nesër (e martë) priten po ashtu zhvillime konvektive dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Kjo valë nxehtësie pritet të intensifikohet sidomos të enjten dhe të premten duke rritur temperaturat maksimale deri në 35 gradë Celsius, madje të premtën temperaturat maksimale mund të shkojnë edhe më lartë.
Pas një vere mjaft të nxehtë moti u freskuar ditët e fundjaves duke sjellur edhe reshje shiu dhe rrebeshe lokale të cilat në disa lokacione ishin mjaft të fuiqshme. Kjo shënojë edhe uljen e temperaturave dhe një pushim nga vapa mjaft e fortë e kësaj vere.
Megjithatë, një valë e re nxehtësie mjaft intensive po vjen drejt rajonit tonë, por kjo valë nxentësie nuk pritet të zgjasë shumë, ngase gjatë fundjaves priten ulje të temperaturave dhe mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan