• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Valët e nxehtësisë: SHBA dhe Evropa! Gjendje e jashtëzakonshme me zjarre dhe viktima!

Valët e nxehtësisë: SHBA dhe Evropa! Gjendje e jashtëzakonshme me zjarre dhe viktima!

25/07/2022 | 01:11
Afrohen jo-stabilitetet atmosferike!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.08.2022.) E Martë

15/08/2022 | 22:24
Valë e re nxehtësie, por…!

Valë e re nxehtësie, por…!

15/08/2022 | 20:33
Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Kosovë

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Kosovë

15/08/2022 | 16:38
Çfarë moti na pret nga sot?

Çfarë moti na pret nga sot?

15/08/2022 | 09:08
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.08.2022.) E Hënë

14/08/2022 | 23:03
Vdes burri nga Skenderaj që u godit mbrëmë nga rrufeja

Vdes burri nga Skenderaj që u godit mbrëmë nga rrufeja

14/08/2022 | 20:09
Rrugë të vërshuara, njerëz duke ikur – stuhi të forta godasin Kroacinë

Rrugë të vërshuara, njerëz duke ikur – stuhi të forta godasin Kroacinë

14/08/2022 | 10:00
Gjendje krize, fermeri shqiptar përdorë kafe në vend të plehut artificial për kulturat bujqësore të tij

Gjendje krize, fermeri shqiptar përdorë kafe në vend të plehut artificial për kulturat bujqësore të tij

14/08/2022 | 09:33
Peja vërshohet nga shiu në orët e natës

Peja vërshohet nga shiu në orët e natës

14/08/2022 | 09:12
Çfarë moti na pret nga sot

Moti për ditën e sotme

14/08/2022 | 09:02
Moti gjatë kësaj jave në Kosovë, Shqipëri dhe rajon!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (14.08.2022.) E Diele

13/08/2022 | 22:13
Bie rrufeja në Berat, digjet shtëpia!

Rrufeja godet një person në Llaushë të Skenderajt

13/08/2022 | 20:09
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
2 °c
Pristina
9 ° Wed
11 ° Thu
7 ° Fri
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Valët e nxehtësisë: SHBA dhe Evropa! Gjendje e jashtëzakonshme me zjarre dhe viktima!

Valët e nxehtësisë: SHBA dhe Evropa! Gjendje e jashtëzakonshme me zjarre dhe viktima!

25/07/2022 | 01:11
551
Shpërndarje
1.6k
Shikime
Shpërndaje

Temperaturat më të larta përfshinë pjesën verilindore të Amerikës, ndërsa në bregun perëndimor vështirësuan punën e ekipeve për fikjen e zjarreve. Po kështu edhe Evropa vazhdon të përballet me temperatura të larta dhe zjarre në mbarë kontinentin.

Guvernatori i Kalifornisë deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun Marposa, ndërsa një zjarr i rënë në pyjet me lisa vazhdon të zgjerohet.

Situata paraqitet tejet e rrezikshme në Parkut Kombëtar Yosemite, ku përhapja me shpejtësi e flakëve rrezikon ta shndërrojë atë në një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të shënuara këtë viti. Qielli mbi park kishte i marrë i gjithi një ngjyrë të thellë, portokalli.

Zjarret kanë djegur shtëpi e makina. Mbi gjashtë mijë persona janë detyruar të largohen ndërsa zjarrfikësit luftojnë flakët nga toka dhe ajri.

“Po luftojmë me zjarrin në një terren të vështirë. Është betejë e fortë”, thotë Natash Fouts, nga Departamenti i Zjarrfikësve në Kaliforni.

Tymi mund të shquhet prej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me një valë të nxehti. Zyrtarët në South Dakota thanë se një alpinist 22 vjeçar vdiq në Parkun Kombëtar Badlands, pasi i kishin mbaruar rezervat e ujit.

Temperatura pritej të arrinte mbi 38 gradë celcius në disa qytete. Qyteti i Nju Jorkut çeli qendra të posaçme freskimi për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë qasje në kondicioner.

“Është tepër vapë”, thotë Kay Touray, banore e Nju Jorkut.

Për shkak të të nxehtit, organizatorët shkurtuan maratonën që po zhvillohej gjatë fundjavës në Nju Jork. Ndërsa në Boston një aktivitet i planifikuar sportiv u shty për një tjetër datë.

Në Evropë, vala e të nxehtit ka shkaktuar viktima të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe vazhdon të ushqejë zjarret në mbarë kontinentin.

Qeveria italiane paralajmëroi për temperatura të larta në 16 qytete, ndërkohë që zjarrfikësit përballen me gati 33 mijë vatra zjarri. Deri më tani, Italia ka raportuar 27 mijë hektarë të djegur, Franca 44 mijë dhe Spanja 19 mijë.

Zjarret në ishullin grek Lesbos dogjën shtëpi dhe detyruan banorë e turistë të evakuohen. Urdhri për evakuim u shpërnda me mesazh në telefonat celularë. Policia vendore tha se kishte evakuuar rreth 450 persona nga hotelet dhe shtëpitë, ndërsa oficerët vazhdonin të kërkonin për të tjerë që mund të kenë refuzuar të largohen. Operacioni i zjarrfikësve mbështetet nga ajri me nëntë avionë të posaçëm dhe një helikopter për fikjen e zjarreve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka dërguar udhëzime autoriteteve qendrore dhe lokale për t’u përqendruar tek shpëtimi i jetëve dhe për të ndihmuar komunitetet dhe banorët ndërsa përballen me të nxehtin ekstrem”./VOA

Rekomandime

Afrohen jo-stabilitetet atmosferike!
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.08.2022.) E Martë

15/08/2022 | 22:24
Valë e re nxehtësie, por…!
Kosovë

Valë e re nxehtësie, por…!

15/08/2022 | 20:33
Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Kosovë
Lajme

Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike në Kosovë

15/08/2022 | 16:38
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com