Fusha të fuqishme ajrore anticiklonike kanë mbërthyer rajonin tonë duke kushtëzuar mot të thatë, të nxehtë dhe stabil. Mëngjesi ishte i freskët por gjatë dites temperaturat u ngriten shpejt.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë gjatë tërë dites në tërë rajonin me rreze të shumta diellore dhe kjo shihet edhe nga imazhet satelitore në të cilat vërehet qartë se nuk ka fare vranësira.
Të gjithë ne që presim reshje atmosferike duket se duhet të presim edhe një kohë. Se sa duhet të presim mbetet të shihet spese “në horizont” nuk duket se mund të kemi ndonjë ndryshim të motit./Meteoballkan