Masa të ftohta polare ajrore të shoqëruara me reshje të dendura bore kanë përfshirë rajonin tonë dhe se trashësia e borës në disa rajone (Kodrinore-malore) në Kosovë ka arritur deri në 35- cm, lokalisht edhe më shumë.
Në vazhdim të ditës reshjet e borës do të vazhdojnë në shumë pjesë të rajonit e sidomos në shumë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa masa të ftohta ajrore nga veriu vazhdojnë të depërtojnë edhe më tutje. Reshjet të herëpashershme bore në Kosovë priten edhe nesër dhe pasnesër, ndersa nga e enjta masa të thata ajrore arrijnë në rajon, por do të vazhdojë mot i ftohtë dhe i freskët.
Temperaturat pritet të shënojnë ulje të mëtutjeshme përpos mesdites kur ato shënojnë rritje. Pritet edhe acar gjatë natës dhe mëngjesit sidomos në ato vende ku do të kemi kthjellim të motit. Nga e premta rritje graduale e temperaturave./Meteoballkan