Vendi ynë po hynë nën ndikimin e masave ajrore ciklonike të cilat me qendër gjenden larg në Britaninë e Madhe. Këto masa ajrore ciklonike kanë shtrirje të gjerë që nga Atlantiku e deri në rajonin tonë. Këto masa ajrore do të ndikojnë edhe në përmirësimin e kualitetit të ajrit në rajonin tonë i cili ka qenë mjaft i kontaminuar kohëve të fundit.
Si pasojë në rajonin tonë kanë filluar erërat jugore dhe juglindore që është tipike për vjeshtën. Në veri të Shqipërisë ka edhe reshje shiu.
Reshjet e shiut dhe rrebeshet e fuqishme do të jenë të shpeshta në Mal të Zi dhe veriun e Shqipërisë ditëve të ardhshme, madje priten edhe përmbytje sepse priten reshje jashtëzakonisht intensive dhe që do të zgjasin. Reshje intensive shiu priten edhe në veriperëndim, jug dhe jugperëndim të Shqipërisë, kurse reshje priten edhe në pjesë tjera të Shqipërisë, rajonin e Dukagjinit dhe pjesë të Maqedonisë por intensiteti i tyre do të jetë më i dobët në këto rajone. Në intervale të caktuara kohore reshje shiu priten në tërë rajonin duke përfshirë edhe viset lindore në Kosovë dhe juglindore në Shqipëri ku reshjet do të jenë më të paktat krahasuar me pjesët tjera
Pra, po hymë në një periudhë kohore me reshje të shpeshta shiu, intensive dhe shumë të fuqishme në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi dhe në do tju mbajmë të informauar me evoluimin e mëtutjeshëm të gjendjes sinoptike./Meteoballkan