Rajoni ynë për një kohë të gjatë është nën ndikimin e masave ajrore të thata anticiklonike dhe kjo do të vazhdojë edhe për shumë ditë.
Anticikloni i fuqishëm i cili ka “gllabëruar” rajonin tonë gjendet me qendër diku në Rumani, ndërsa nxehtë është edhe në shumicen e territorit të Kontinentit Evropian, normalisht me disa përjashtime.
Gjatë ditëve të ardhshme në Gadishullin Iberik dhe Pirineje do të vie një ciklon i cili do të kushtëzojë reshje të fuqishme dhe stuhi shiu në Gadishullin Iberik dhe Mesdheun perëndimor deri në Itali, por cikloni nuk do të ketë fuqi të depërtojë nga Italia në Ballkan për shkak të anticiklonit të fuqishëm në lindje. Përpos kësaj ky ciklon do të shkaktojë depërtimin e vazhdueshme të masave ajrore të nxehta nga Afrika Veriore në drejtim të rajonit tonë dhe për këtë arsye të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave tek ne, kurse reshjet atosferike nuk shihen në horizont./Meteoballkan