Sot pritet të hiqet ora policore në Kosovë. Kështu ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Qeverisë në detyrë, Antigona Baxhaku.
Ajo ka thënë se mbledhja po vazhdon ende të mbahet, porse propozimi ka gjetur përkrahje nga shumica.
Baxhaku tutje ka thënë se ora policore do të hiqet nga zonat e kuqe, operatorët ekonomikë do të punojnë deri në orën 22:00 dhe studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, duke u hequr kështu opsioni online.
Ajo ka konfirmuar për KOHËN se mbledhja po vazhdon ende të mbahet dhe se në fund të saj do të ketë komunikatë zyrtare për media.