Mediat lokale zvicerane njoftuan sot se të paktën 4 persona janë lënduar nga vërshimet të cilat u shkaktuan si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që përfshin Zvicrën perëndimore ditën e djeshme.
Portali online “20minuten” raportojë për lëndimet por autoritete lokale nuk mund të kontaktoheshin për të konfirmuar lajmet deri në këto momente.
Portali njoftojë se shumë njerëz janë bllokuar në makina në rrugën Val-De-Ruz pas grumbullimit masiv të ujit nëpër rrugë.
Pamje :