Në autostradën “Arbën Xhaferi” ka ndodhur një vetaksident me fatalitet gjatë pasdites të së premtes të 4 nëntorit.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.
Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, ka thënë Krasniqi.