• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë ndër më të nxehtat e kësaj vere, freskim në fundjavë!

Javë ndër më të nxehtat e kësaj vere, freskim në fundjavë!

21/07/2025 | 11:09
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.11.2026.) e hënë

09/11/2026 | 00:17

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 9 nëntor!

09/11/2026 | 00:02
Sekreti i ujëvarës misterioze në Antarktidë: Pse akulli merr ngjyrën e gjakut?

Sekreti i ujëvarës misterioze në Antarktidë: Pse akulli merr ngjyrën e gjakut?

08/11/2026 | 22:21
Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

08/11/2026 | 09:20
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.11.2026.) e diel

07/11/2026 | 23:52
NASA: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë

NASA: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë

07/11/2026 | 09:06
Butoni që mund të ulë lagështinë dhe faturat e energjisë: Zbuloni funksionin “Dry” të kondicionerit

Butoni që mund të ulë lagështinë dhe faturat e energjisë: Zbuloni funksionin “Dry” të kondicionerit

07/11/2026 | 07:13
Rrethi polar i dobët apo i fortë? Si ndikon në fuqinë e dimrit në Evropë?

Rrethi polar i dobët apo i fortë? Si ndikon në fuqinë e dimrit në Evropë?

07/11/2026 | 00:32
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.11.2026.) e shtunë

06/11/2026 | 23:20

Punimet në rrjet, KEDS tregon për ndaljen e rrymës të shtunën!

06/11/2026 | 23:00

Publikohen listat e fermerëve përfitues të subvencioneve

06/11/2026 | 14:06
Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

Nafta drejt rënies më të madhe javore që nga pandemia

06/11/2026 | 11:58
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë ndër më të nxehtat e kësaj vere, freskim në fundjavë!

Javë ndër më të nxehtat e kësaj vere, freskim në fundjavë!

21/07/2025 | 11:09
2.3k
Shpërndarje
6.5k
Shikime
Shpërndaje

Edhe një javë shumë e nxehtë verore para nesh. Nën ndikimin e masave të thata anticiklonike dhe masave shumë të nxehta me origjinë nga Afrika veriore kjo javë do të karakterizohet nga vapa verore, ashtu siç i ka hije stinës më të nxehtë të vitit.

Fronti i ftohtë i dobësuar i së dieles pasdite solli freski në disa zona dhe rrebeshe kryesisht në viset kodrinore-malore dhe rrallë në ndonjë qytet apo qytezë, ashtu 100 për qind saktësi siç kishim parashikuar shumë ditë më parë.

Menjëherë me stabilizimin e atmosferës temperaturat po shënojnë rritje të ndjeshme dhe vapa verore po intensifikohet.

Një front tjetër i dobësuar i ftohtë ajror do të “prekë” të Martën pasdite rajonin, ndërsa mund të afrohet veriut të Kosovës orëve të vonshme të mbrëmjes. Priten disa vranësira dhe pak gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh.

Përndryshe, e Hëna dhe e Marta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës do të karakterizohen me stabilitet të plotë atmosferik, kthjelltësi dhe vapë intensive verore.

Edhe dita e Mërkurë do të jetë shumë e nxehtë, me mundësi për ulje shumë të lehta dhe të papërfillshme të temperaturave në disa pjesë të Kosovës ku orëve të pasdites në disa rajone malore do të ketë edhe gjasa për ndonjë rrebesh lokal shiu.

Nxehtësia verore mund të fuqizohet edhe më shumë të Enjten dhe të Premten me gjasa që në Kosovë temperaturat të arrijnë deri në 39 apo ndoshta 40 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pak mbi 40.

Mundësi për krijimin e ciklonit Gjenovian

Pra, vala më e re e nxehtësisë vazhdon gjatë tërë javës me intensitet të lartë, ndërkohë për fundjavë pritet të kemi destabilizim gradual të atmosferës, por kësaj radhe me krijimin e një cikloni në gjirin e Gjenovës në Itali.

Cikloni Gjenovian ndryshon të gjitha matematikat sepse mund të shkaktojë ndryshim substancial të motit dhe të na sjellë rrebeshe më të mëdha shiu në rajonin tonë. Temperaturat po ashtu do të shënojnë ulje gjatë fundjavës.

Cikloni do të shkaktojë stuhi të fuqishme dhe reshje intensive në Ballkan, por me mundësi që të përfshihen edhe viset tona, megjithatë kjo mbetet që të analizohet dhe ndiqet me shumë kujdes.

Ky zhvillim më i ri mbetet për tu parë dhe për tu ndjekur, por pas një kohë të gjatë me nxehtësi dhe thatësi më në fund mund të kemi një ciklon që sjellë më shumë reshje atmosferike. Gjithsesi ndryshime do të ketë gjatë javës, por cikloni do të vjen në fundjavë apo eventualisht në fillim të javës tjetër dhe kjo mbetet për tu parë me kalimin e ditëve. Deri në fundjavë kujdes nga i nxehti i cili nganjëherë mund të jetë ekstrem./MeteoBallkan

 

Rekomandime

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (09.11.2026.) e hënë

09/11/2026 | 00:17
Kosovë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 9 nëntor!

09/11/2026 | 00:02
Sekreti i ujëvarës misterioze në Antarktidë: Pse akulli merr ngjyrën e gjakut?
Fenomene

Sekreti i ujëvarës misterioze në Antarktidë: Pse akulli merr ngjyrën e gjakut?

08/11/2026 | 22:21
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲