Gjashtë persona janë lënduar nga vetëtima në përfundim të sezonit të kampionatit të golfit në Atlanta.
Turneu u pezullua në orën 4:17 pasdite sipas kohës lokale, për shkak të bubullimave dhe vetëtimave në atë zonë.
Dy vetëtima e goditen një pemë, pjesët e së cilës i lënduan gjashtë persona, bëjnë të ditur organizatorët e turneut.
Organizatorët kanë theksuar se personat e lënduar nuk janë në rrezik për jetë.
Pesë nga gjashtë personat e lënduar janë dërguar në spital me ambulancë.
Rundi i tretë i pezulluar dje, do të rinisë sot në mëngjes sipas kohës lokale në SHBA