Thatësia ekstreme e cila po mbretëron për një kohë mjaft të gjatë në Shqipëri dhe shumë pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë në tërë Gadishullin Ballkanik më në fund do të vije drejt zbutjes për shkak se priten shira të intensitet mesatar deri të lartë në disa rajone dhe se këto shira pritet të përfshijnë hapësira të gjera gjeografike, pra janë shira gjithëpërfishrës dhe jo shira të izoluar apo lokal siç kishim të bëjmë gjatë gjithë verës me shprehje të tilla.
Reshje intensive shiu priten që nga Sllovenia, pastaj në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Greqi dhe Serbi. Reshjet më të fuqishme priten përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jon ku ka gjasa për krijimin e disa stuhive të fuqishme me shi të rrëmbyeshëm. Malet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës dhe Malit të Zi pritet të zbardhen nga reshjet e para të borës. Po ashtu edhe malet e larta në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe veri-verilindje-lindje-juglindje të Shqipërisë mund të zbardhen nga bora
Gati në krejt Gadishullin Ballkanik priten reshje të dendura shiu, normalisht diku në sasi mjaft të larta e diku në sasi më të pakta, por në tërë rajonin thatësia ekstreme pritet të zbutet. Po ashtu reshje do të zgjasin disa ditë me radhë, jo pa ndërprerje, por herë pas here. Në disa intervale priten reshje të dendura shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa në viset malore priten reshje bore.
Nuk përjashtohet krejtësisht mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa vise pak më të ulëta të Republikës së Kosovës pas disa ditëve./Meteoballkan