Qendra e ciklonit tani gjendet diku në Detin Jon dhe jug të Italisë. Ky ciklon ka tërhequr mbas vehtes vranësira të dendura të cilat kanë përfshirë tërë rajonin dhe të cilat po kushtëzojnë edhe reshje shiu dhe bore varësisht nga pozita gjeografike.
Përderisa në shumicën e ultësirave të rajonit ka reshje shiu, në viset pak më të larta në Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbinë jugperëndimore kanë filluar edhe reshje bore. Gjatë mbrëmjes fronti i ftohtë do të depërtojë edhe në Kosovë dhe reshje e shiut në disa rajone veçanërisht në viset kodrinore-malore do të shndërrohen në reshje bore. Nëpër ultësira nuk priten reshje bore. Ato mund të shfaqen në disa rajone shkurtimisht. Edhe nesër në Kosovë do të kemi mot të vranët por pak më të ftohtë, vende-vende me fjolla të herëpashershme bore