Së paku 14 studentë ushtarakë u plagosën kur një rrufe goditi bazën ushtarake të stërvitjeve në Holandë, transmeton Anadolu Agency (AA)
Sipas një njoftimi të Policisë Ushtarake Mbretërore të Holandës, një nga kadetët u plagos rëndë në incidentin që ndodhi në fshatin Ossendrecht të provincës jugore të Brabantit të Veriut.
Të plagosurit janë transportuar në spital.
Evropa është përfshirë nga stuhi violente ditëve të kaluara si pasojë e depërtimit të masave ajrore të lagshta nga Atlantiku. Këto masa ajrore kanë kontaktuar me ajrin e nxehtë në Sipërfaqen e territorit evropian duke shkaktuar stuhi violente verore. Javën e ardhshme Evropën sipas të gjitha gjasave e pret një valë e fuqishme nxehtësie për të cilën do të flasim në ditët e ardhshme./Meteoballkan