Konsiderohet ndër shfaqjet më të bukura meteorike në vit pas ati të Perseid i cili shfaqet gjatë muajit Gusht.
Shiu meteorik “Orionid” shfaqet çdo Tetor dhe zgjatë deri në fillim të Nëntorit, megjithatë interesante është të kapen netët kulminate njëra prej të cilave është edhe sonte ndërsa tjera ka qenë nata e kaluar.
Shiu meteorik Orionid ndodhë kur toka “fluturon” në mbetjet e Kometes Halley. Këta meteorë njihen për shkëlqimin e madh të tyre gjatë nates së kthjellët.
Quhen “Orionid” për shkak të se “burojnë” nga konstelacioni yjor Orion. Në netët kulminante mund të shihen nga 10 deri në 20 meteorë në orë, normalisht nëse kushtet e motit janë të favorshme dhe nëse nuk ka dritë hënore.
Entuziastët i rekomandojmë të gjejnë një vend të izoluar nga dritat urbane dhe të shijojnë kënaqësinë që sjellin shkëlqimi i meteoritëve./Meteoballkan