Një ciklon shumë i fuqishëm nga Oqeani Atlantik ka përfshirë shumë pjesë të Evropes perëndimore dhe jugperëndimore sidomos Portugalinë, Spanjën dhe Francën duke kushtëzuar reshje të fuqishme shiu erëra uraganike dhe reshje të dendura bore në viset kodrinore malore.
Cikloni është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe përfshinë pjesë të mëdha të territoreve evropiane. Në anën tjetër në Rusi kemi anticiklonin po ashtu shumë të fuqishëm ku presioni i ajrit është mjaft i lartë. Ky kombinim i sistemeve barike perëndim-lindje sjellë edhe procese ektreme apo të bujshme meteorologjike. Ne do të jemi në mes të këtyre dy sisteme masive ajrore por nga nesër do të fillojmë të ndjejmë ciklonin i cili do të përfshijë Italinë dhe gradualisht edhe Shqipërinë dhe Evropen juglindore. Në Portugali, Spanjë, Francë, Itali dhe Greqi priten stuhi dhe shtrëngata të fuqishme ditëve të ardhshme. Në Alpe priten të paktën edhe një metër e gjysme sasi bore. Reshje të mëdha bore ditëve të ardhshme priten edhe Pirineje. Reshje shiu dhe bore në viset kodrinore-malore ditëve të ardhshme priten në tërë Evropën duke filluar nga Britania e Madhe, Gjermania ejt. por ekstreme të mëdha përsëri pritet të ndodhin në Itali dhe Francë ku priten mot mjaft violent.
Ciklonin do ta ndjejmë edhe ne në Kosovë pak por në mënyrë të zakonshme nesër më erëra dhe ditën e hënë me reshje shiu. Në Shqipëri reshjet do të jenë pak më intensive, ndërsa kësaj radhe reshjet më të fuqishme të shiut do ti përfitoi Maqedonia Veriore. Stuhi të fuqishme nga ky ciklon priten në Greqi dhe Turqi, kurse reshje të dendura shiu do të përfshijnë edhe Bullgarinë./Meteoballkan