Masat e thata ajrore anticiklonike kanë filluar të dobësohet dhe nga Mesdheu po depërtojnë masa ajrore ciklonike të cilat do të largojnë mjegullën, por edhe do të na sjellin reshje shiu ditëve të ardhshme.
Nesër fillimisht në Shqipëri priten reshje shiu, pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë veriore por reshjet do të jenë kryesisht të dobëta.
Pasnesër (të shtunën) pritet reshje më intensive në Shqipëri (veri, veriperëndim dhe jug) dhe disa pjesë të rajonit të Dukagjinit dhe veriperëndim në Kosovë. Në viset tjera reshje më të dobëta, kurse të dielën në tërë rajonin priten reshje të dendura shiu, veçanërisht në Shqipëri dhe veriperëndim të Kosovës, por lokalisht në tërë rajonin. Vende-vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan