Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë fjolla afatshkurtëra bore. Do të jetë relativisht ftohtë për shkak të erërave veriore.
Në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Në disa rajone kryesisht malore mund të ketë fjolla afatshkurtëra bore.
Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit. Do të jemi nën ndikimin e anticiklonit të fuqishëm evropian. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me acar jo shumë të fortë, kurse ditët relativisht të nxehta nëse nuk do të ketë mjegull.
Nga e diela pritet përkeqësim i motit me mundësi për reshje të dendura bore, ulje të theksuara të temperaturave dhe erëra të fuqishme veriore./Meteoballkan