Një nga ditët më të nxehta në historinë e Kalifornisë ka qenë më 24 korrik 2018. Temperatura në Luginën e Vdekjes (Death Valley) u rrit në 52.8 ° C.
Në Palm Springs temperatura e matur ishte 50.0 ° C, e cila është vetëm 0.6 ° C më pak se temperatura absolute rekorde e regjistruar ndonjëherë. Në Imperial (qytet në Kaliforninë jugore pranë kufirit me Meksikën), temperatura maksimale atë ditë ishte 49.4 ° C.
Kjo është temperatura e dytë më e lartë e matur gjatë historisë në Imperium. Më së nxehti me një temperaturë 51.1 ° C ishte më 28 korrik 1995. Në Imperial atë ditë në mes të pasdites rreth orës 15:53 ??sipas kohës lokale filloi të bjerë shi. Në atë kohë temperatura ishte jashtëzakonisht e lartë në 48.3 ° C.
Ky është rekordi më i ri në botë për temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë gjatë reshjeve, shkruan portali wundergorund.com, njofton MeteoBallkan. Rekordi aktual për shiun më të nxehtë u regjistrua më 13 gusht në Needles, Californi, kur shiu ra në një temperaturë prej 46.1 ° C me vetëm 11% lagështi ajri.
Në Arabinë Saudite (Mekë) më 5 qershor 2012, shiu ra në një temperaturë prej 42.8 ° C. Në atë temperaturë, në Marok (Marrakech) kishte reshje shiu më 10 korrik 2010.
Shiu në temperatura të tilla të larta është dukuri shumë e rrallë, pasi temperatura e lartë zakonisht ndiqet nga një kohë e qëndrueshme. /MeteoBallkan