• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ulqini paralajmëron sezonin turistik pas kalimit të pandemisë

Ulqini paralajmëron sezonin turistik pas kalimit të pandemisë

02/05/2020 | 22:15
Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

13/06/2026 | 08:40
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2022.) E Hënë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/06/2026 | 08:37
Parashikimi i motit për sot, e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2026.) E shtunë

12/06/2026 | 23:51
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/06/2026 | 07:52
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 12 qershor!

11/06/2026 | 23:32
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.03.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.06.2026) e Premte

11/06/2026 | 23:26

Moti sot dhe ditëve në vijim

11/06/2026 | 10:20
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 11 qershor

10/06/2026 | 23:13
Të premten: mundësi për shtrëngata të fuqishme lokale!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.06.2026.) e enjte

10/06/2026 | 23:03
Majac-t/storm

Parashikimi i motir për sot – e mërkurë

10/06/2026 | 10:04
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik nesër, e mërkurë!

09/06/2026 | 22:00
Majac-t/storm

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.06.2026.) e mërkurë

09/06/2026 | 21:51
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ulqini paralajmëron sezonin turistik pas kalimit të pandemisë

Ulqini paralajmëron sezonin turistik pas kalimit të pandemisë

02/05/2020 | 22:15
709
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi nuk e përjashtojnë mundësinë që në fillim të korrikut të nisë sezoni turistik me vizitorë nga rajoni, megjithëse nuk kanë paraqitur ndonjë plan kohor për hapjen e mundshme të sezonit pas pandemisë së koronavirusit.

Ata paralajmërojnë lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve si dhe mbrojtje të përshtatshme për vizitorët.

Drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fatmir Gjeka beson se edhe sivjet do të ketë sezon turistik.

“Shpresoj dhe besoj se edhe sivjet do të kemi sezon turistike. Nisem nga fakti se ne kemi pas 70-80% të mysafirëve nga rajoni. Edhe pse nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga situata në rajon, megjithatë duke u bazuar në situatën aktuale ne mund të hyjmë direkt në vrullin e sezonit turistik në korrik dhe gusht”, tha Gjeka.

Në këtë kuadër edhe Ndërmarrja Publike për menaxhimin e bregdetit të Malit të Zi paralajmëroi lehtësira për pronarët e plazheve dhe të objekteve bregdetare. Kryetari i Këshillit Drejtues të kësaj ndërmarrjeje, Xhaudet Cakuli vuri në dukje lehtësirat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Jemi përcaktuar për shtyrjen e obligimeve të qiramarrësve në zonën e ‘Të Mirave Detare’ të plazheve dhe të objekteve të ndryshme në bregdetin e Malit të Zi në afatin prej 90 ditëve “, tha Cakuli.

Edhe në bregdetin e Ulqinit po mendohet për qasje të ndryshme në ruajtjen e distancës mes pushuesve. Kjo distancë sipas Cakuli do të jetë prej 4 metrave.

“I kemi bërë disa propozime provizore, të cilat parashohin largimin e çadrës prej njëra tjetrës në distancë prej 4 m. Gjithsesi, në këtë kuadër do të jetë me rëndësi edhe vlerësimi i autoriteteve të shëndetësisë dhe në bashkëpunim me ata do t’i miratojmë planet përfundimtare”, tha Cakuli.

Edhe Fatmir Gjeka beson se një veprim i tillë në ruajtjen e distancës e ndihmojnë plazhet e veçanta dhe tejet gjata të Ulqinit.

“Përparësia jonë është se ne kemi hapësira bregdetare siç është Plazhi i Madh ku mundemi lehtë ta ruajmë distancën. Jemi e vetmja komunë në Mal të Zi ku kemi hapësirë për distancë për një numër shumë të madh të mysafirëve”, tha Gjeka.

Komuna e Ulqinit është ndër vendet me resurse të veçanta turistike në Mal të Zi, e cila falë kësaj pasurie edhe mbijeton ekonomikisht. /VoA

Rekomandime

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.10.2022.) E Hënë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

13/06/2026 | 08:37
Parashikimi i motit për sot, e diel
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2026.) E shtunë

12/06/2026 | 23:51
Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

12/06/2026 | 07:52
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲