Nesër në Kosovë do të mbajë mot relativisht i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe me vranësira të herë pas hershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga ana e veriut dhe verilindjes. Temperaturat nuk do të shënojnë ndonjë ndryshim.
Në Shqipëri gjithashtu do të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të jetë pak më nxehtë sidomos në rajonet bregdetare ku pritet mot fantastik ditëve të ardhshme për pushuesit e vonshëm të këtij sezoni.
Edhe në Maqedoni do të mbajë mot i ngjashëm pra kryesisht me diell por edhe me vranësira kalimtare dhe të herë pas hershme.
Rajoni ynë gjatë ditëve të ardhshme do të gjendet nën ndikimin e anticiklonit të Azoreve i cili ka përfshirë edhe Kontinentin Evropian dhe i cili kushtëzon mot kryesisht stabil, me diell dhe me vranësira kalimtare. Kështu do të jetë pothuajse e tërë java e ardhshme ku gjatë mesjaves priten edhe ngritje të temperaturave si rezultat i depërtimit të masave ajrore nga Mesdheu dhe Afrika Veriore.
Meteoballkan.