Pas një dite relativisht të qetë pasditen e sotme shumë rajone të Kosovës u përfshinë nga stuhi shiu.
Rajonet më të prekura ishin rajoni i Dukagjinit dhe ai i Anamoravës ku u shkaktuan edhe shumë dëme materiale e në kultura bujqësore.
Përkundër kësaj, edhe aty ku reshjet munguan, qielli sot dhuroi pamje spektakolare.
Shikoni disa nga fotot që kanë dërguar sot lexuesit tanë: