Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe relativisisht i ngrohtë gjatë mesditës
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe gjatë ditës relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, vende-vende edhe i ftohtë me ngrica dhe mjegull.
Të shtunën do të kemi shtim gradual të vranësirave, fillimisht në Shqipëri e pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit.
Të dielën në shumë pjesë të Shqipërisë do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa në Kosovë fillimisht priten riga të dobëta shiu të cilat me uljen e temperaturave do të shndërrohen në reshje lokale të dobëta bore. Reshje bore priten përpos shumë viseve në Kosovë edhe në verilindje të Shqipërisë dhe disa vise (kryesisht kodrinore-malore) në Maqedoninë Veriore.
Të hënën na pret mot shumë i ftohtë, me erëra të ftohta veriore./Meteoballkan