• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Javë me dominim të plotë të fushave ajrore ciklonike!

Javë me dominim të plotë të fushave ajrore ciklonike!

07/12/2020 | 11:56
Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim

12/07/2025 | 08:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.07.2025.) E Shtunë

11/07/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 Korrik!

11/07/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

11/07/2025 | 05:44
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten!

11/07/2025 | 00:15
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.07.2025.) E Premte

11/07/2025 | 00:10
Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

10/07/2025 | 11:37
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

10/07/2025 | 05:51
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e Enjte, 10 Korrik!

09/07/2025 | 22:03
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2021.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.07.2025.) E Enjte

09/07/2025 | 21:45
Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

09/07/2025 | 19:36
Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

09/07/2025 | 10:13
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Javë me dominim të plotë të fushave ajrore ciklonike!

Javë me dominim të plotë të fushave ajrore ciklonike!

07/12/2020 | 11:56
1.6k
SHARES
4.6k
VIEWS
Shpërndaje

Fushat e fuqishme ajrore ciklonike të cilat nga Oqeani Atlantik kanë depërtuar në Evropë duke shkaktuar përkeqësim dramatik të motit do të vazhdojnë të ndikojnë edhe gjatë kësaj jave si në Evropë, po ashtu edhe në rajonin tonë, por reshjet atmosferike tek ne do të jenë shumë të pakta krahasuar me disa pjesë të Evropës.

Reshje pak më intensive gjatë kësaj jave do të ketë në disa vise të Shqipërisë, Dukagjinit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa për disa rajone reshjet do të lënë ende shumë për të dëshiruar.

1

Sot (e Hënë) siç po e shohim në tërë rajonin po mbanë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshëm. Pasdite nga jugu i Shqipërisë do të pasojnë kthjellime të pjesshme.

Në mbrëmje vonë dhe gjatë natës reshjet do të pushojnë, ndërsa nesër (E Martë) na pret një ditë më e qetë, me alternime mes vranësirash dhe intervaleve kohore diellore. Nëpër lugina do të ketë mjegull i cila pritet të largohet. Në mbrëmje nga jugu i Shqipërisë do të fillojnë reshje të reja shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë të cilat do të përhapen gradualisht në tërë rajonin. Në malet e larta reshje bore. Këto reshje na vijnë nga cikloni i ri nga Mesdheu.

Gjatë ditës së mërkurë na pret mot me reshje shiu, vende-vende priten reshje të dendura shiu. Në viset malore priten reshje bore.

Edhe ditëve të ardhshme do të jemi nën ndikimin e fushave ajrore me presion të ulët atmosferik (ciklone) të cilat herë pas here do të ne sjellin reshje shiu. Në përgjithësi reshjet e shiut do të përfshijnë tërë rajonin por diku më shumë e diku më pak. Më së shumti reshje priten në disa vise të Shqipërisë (jug-veri), Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe si zakonisht reshjet më të pakta priten në Rrafshin e Kosovës.

Për fundjavë na pret mot pak më i ftohtë për shkak të uljes së temperaturave si pasojë e fillimit të erërave veriore dhe përpos reshje të herëpashershme të shiut priten edhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshje ose fjolla dëbore mund të ketë edhe në disa qytete ose qyteza të Republikës së Kosovës.

Këto reshje do të jenë jashtëzakonisht të mirëseardhura sidomos për rajonet e goditura nga thatësia e madhe, por, normalisht për disa rajone reshjet do të jenë të pakta sepse nevojiten sasi të mëdha reshjesh për largimin e thatësisë e cila po mbizotëron për një kohë të gjatë, megjithatë ndryshime në parashikim mund të ketë sepse ky është një parashikim afatgjatë dhe të shpresojmë që modelet numerike globale për parashikim të motit të rrisin sasinë e të reshurave në përditësimet e tyre të ardhshme./Meteoballkan

 


Related Posts

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim
Kosovë

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe ditët në vijim

12/07/2025 | 08:53
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.07.2025.) E Shtunë

11/07/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 Korrik!

11/07/2025 | 23:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲