• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Druri 400 vjeçar, llogaritet të jetë më i vjetri në Kosovë

Druri 400 vjeçar, llogaritet të jetë më i vjetri në Kosovë

08/12/2020 | 10:59
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.08.2025.) E Mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

06/09/2025 | 08:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon për punimet në rrjet të Shtunën, 6 Shtator!

05/09/2025 | 23:41
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2025.) E Shtunë

05/09/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

05/09/2025 | 08:28
Punime, vendet që sot do të mbesin pa rrymë deri në 8 orë

KEDS njofton për punimet në rrjet të Premten me 5 Shtator!

04/09/2025 | 23:05
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (25.08.2025.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.09.2025.) e Premte

04/09/2025 | 22:58
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

04/09/2025 | 08:32
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punimet në rrjet të Enjten, njoftimi i KEDS!

03/09/2025 | 23:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (e diele) (14.06.2020)

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.09.2025.) E Enjte

03/09/2025 | 22:59
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

03/09/2025 | 08:30
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Njoftimi i KEDS për ditën e Mërkurë, 3 Shtator!

02/09/2025 | 23:34
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.09.2025.) E Mërkurë

02/09/2025 | 23:12
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Druri 400 vjeçar, llogaritet të jetë më i vjetri në Kosovë

Druri 400 vjeçar, llogaritet të jetë më i vjetri në Kosovë

08/12/2020 | 10:59
809
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje

Gjërat e vjetra, të cilat i kanë mbijetuar kohës për vite të tëra, gjithmonë bartin më vete shumë histori dhe tradita. Në vendin tonë ka shumë të tilla, ndërsa një prej tyre është edhe tyrbja e Sulltan Muratit, e cila daton qysh nga viti 1389.

Tashmë në të janë bërë disa modifikime, mirëpo ky monument ka plotë 631 vite. E veçanta e saj, është që në tyrbe janë të varrosura vetëm organet e brendshme të Sulltan Muratit.

Në lidhje me këtë monument ka folur, Muamer Hasani, i cili shpjegoi edhe historinë e këtij vendi.

‘’Kur flasim për tyrben e ‘Sulltan Muratit’, duhet me e cekë që është arkitektura më e vjetër osmane në Kosovë, është ndërtu në shekullin e XIV, nuk dihet saktë mirëpo mendohet që është ndërtu menjëherë pas betejës së Kosovës, do të thotë menjëherë pas vitit 1389 dhe është ndërtu prej të birit të Sulltan Muratit, prej sulltan Bejazitit’’, tha Hasani.

E gjithë tyrbja, është e rrethuar me pemë të ndryshme, e ajo që bie ne sy, është pema e vjetër dhe e madhe në hyrje të saj. Kjo pemë ka mbi 400 vite që është mbjell aty, dhe besohet të jetë ndër pemët më të vjetra në Kosovë.

‘’E kena edhe një man apo dud e cila po ashtu është shumë i mahnitshëm, i cili është diku 400 ose 500 vjet i vjetër. Është qa në mes shkaku i peshës të madhe, domethënë u rritë, nuk ka mujt me bartë veten edhe është ça, dhe jam goxha i sigurt që nuk ka pemë më të vjetër në Kosovë, sa I përket familjes së manave ose dudave’’, u shpreh ai.

E në hyrje të saj gjendet edhe objekti kulturor. Disa nga gurët këtu janë origjinalë, pasi që i kanë mbijetuar kohës. E në dhomat aty pranë̈, që dikur janë shfrytëzuar edhe si bujtina, për të gjithë ata që kanë ardhur ta vizitojnë tyrben, gjërat janë modifikuar përgjatë shekujve, edhe pse janë të ngjashme me gjërat origjinale që kane qenë aty.

‘’Objekti që gjendemi tani i takon periudhës së shekullit XIX, dhe ndërtohet prej sulltan Adyl Hamitit të dytë, dhe ndërtohet si një bujtinë apo konak. Sepse njerëzit kur kanë ardhur ta vizitojnë tyrben, nuk kanë mundur të kthehen në të njëjtën ditë, pasi po flasim për një periudhë kur njerëzit kanë udhëtuar me kali’’, rrëfen ai.

E po ashtu, në njërën dhomë, ka disa fotografi të cilat i takojnë shekullit të 19, e që janë ruajtur deri më sot.

‘’Këtu janë të ekspozuara disa fotografi interesantë të vitit 1911, të cilat janë bërë me rastin e vizitës së sulltan Reshatit në Kosovë, saktë me 16 qershor. Këtu mund t’i shohim disa fotografi të tyrbes në atë kohë dhe mundemi me i pa të njëjtat këndë të tyrbes. Mundeni me pa dhe turmën e madhe të njerëzve, të cilët kanë dal me e prit sulltanin’’.

Në katin sipër janë edhe statujat, të cilat janë të punuara me dyll e që ilustrojnë figurat të cilat kanë jetuar aty, dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i shohin mund ta vizitojnë këtë vend që gjendet disa minuta vozitje prej Prishtine, në Mazgit të Obiliqit. /RTV Dukagjini


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (27.08.2025.) E Mërkurë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

06/09/2025 | 08:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!
Kosovë

KEDS tregon për punimet në rrjet të Shtunën, 6 Shtator!

05/09/2025 | 23:41
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15,08.2025.) E Premte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.09.2025.) E Shtunë

05/09/2025 | 23:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲