• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vendet më të bukura gjatë dimrit në Kosovë

Vendet më të bukura gjatë dimrit në Kosovë

12/12/2020 | 12:12
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

05/11/2025 | 08:21
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 5 nëntor

04/11/2025 | 23:35
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.11.2025.) E mërkurë

04/11/2025 | 23:29
Gjendja sinoptike pas frontit të ftohtë dhe tendencat për ditët e ardhshme!

Gjendja sinoptike pas frontit të ftohtë dhe tendencat për ditët e ardhshme!

04/11/2025 | 13:28
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e martë

04/11/2025 | 08:21
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punimet në rrjet të martën, sipas njoftimit të KEDS!

03/11/2025 | 22:08
Parashikimi i motit për sot – e diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.11.2025.) E Martë

03/11/2025 | 22:00
Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

Javë me mot dinamik, nuk mungojnë reshjet!

03/11/2025 | 21:44
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

03/11/2025 | 08:00
Punime për siguri të sistemit, KEDS tregon vendet ku nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të rrymës!

Punime në rrjet të hënën me 3 nëntor!

02/11/2025 | 22:43
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.11.2025.) E Hënë

02/11/2025 | 22:34
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e diel

02/11/2025 | 08:52
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vendet më të bukura gjatë dimrit në Kosovë

Vendet më të bukura gjatë dimrit në Kosovë

12/12/2020 | 12:12
828
SHARES
2.4k
VIEWS
Shpërndaje

BOGA

Boga është një destinacion turistik dimëror, në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra, në rajonin e Rugovës së Pejës. Fshati Bogë është atraksioni më i madh turistik gjatë stinës së dimrit në Kosovë.

Boga të ofron shumë mundësi për të kaluar ditë të mrekullueshme aty. Duke filluar nga shtëpizat e shumta të veshura nga druri, të vendosura në rrafsh dhe në bjeshkë të Bogës.

Skaj shtëpizave ndodhet edhe shtegu për skijim, i cili mund të shfrytëzohet për skijim nga të rriturit dhe fëmijët.

E cilësuar si vendlindja e skitarisë kosovare, Boga gjithashtu ofron mundësinë për të ndjekur trajnime në shkollat për skijim për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë skijimin.

Por nëse ju nuk jeni nga ata që e preferojnë skijimin, Boga iu ofron mundësinë të eksploroni natyrën e saj me anë të teleferikut i cili ka gjatësi deri në 1000 metra. Pamja që do të shihni nga teleferiku është magjepëse. Ju mund të shihni borën e paprekur, pishat e larta dhe bjeshkët e Rugoves si në pëllëmbë të dorës.

Në pjesën e poshtme të Bogës ndodhen restorantet, të cilat ju mund t’i frekuentoni për të kaluar kohë të paharrueshme me shoqërinë tuaj gjatë kohës së darkës. Duke e përmbyllur kështu një ditë tëmrekullueshme dhe me shumë aktivitete në Bogë.

 

Brezovica

E njohur si qendra më e madhe e skijimit në Kosovë, Brezovica shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit në 2.5000 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Brezovica është një fshat me pamje piktoreske, e cila ofron aktivitete të shumta për adhuruesit e sporteve dimërore.

Numri i pushuesve të cilët vizitojnë Brezovicën është shumë i madh, sidomos gjatë vikendit, ku të gjithë dëshirojmë të largohemi nga qytetet dhe të shijojmë zonat malore që ofron Kosova.

Të gjithë mund të gjejmë atë çfarë kërkojmë në Brezovicë.

Duke filluar nga akomodimi që mund të bëhet në villa, të cilat ofrohen me qera për pushuesit deri te zhvillimi i sporteve dimërore.

Kompleksi sportiv i Brezovicës ofron shtigje të gjera të skijimit, duke përfshirë kështu edhe një sistem i cili përbëhet prej katër teleferikëve dhe tre ski-liftave që janë të lidhura me 16 kilometra pistë skijimi.

Pistat janë të gjera dhe me struktura të ndryshme. Duke filluar nga pista e quajtur “Livadhi i Madh”, e cila frekuentohet nga skitarë profesionistë, fillestarë dhe fëmijë, deri te pistat e vështira, si “Qafa e Shqiponjës” dhe “Qafa e Luanit”, të cilat frekuentohen vetëm nga skitarë profesionistë dhe adhurues të sporteve ekstreme.

Për të arritur deri tek pistat e skijimit ju duhet të përdorni teleferikun dhe ski-liftat, të cilët janë të disponueshme që nga ora 09:00 e mëngjesit.

Pamjet e Maleve të Sharrit që ofron teleferiku janë magjepësese. Drunjët e gjatë dhe rrezet e diellit që bien mbi borë duke krijuar kështu shkëlqim vezullues të borës, do të jenë disa nga pamjet që do ju mbesin gjatë në kujtesën tuaj.

 

Prevalla

Prevalla është fshat turisik, i cili më së shumti frekuentohet gjatë stinës së dimrit. Prevalla e cila është e vendosur në Malet e Sharrit, ndodhet 28 kilometra larg Prizrenit, dhe shtrihet në një lartësi prej 1800 metra mbi nivelin e detit.

Për pushuesit, Prevalla ofron qendër skijimi, e cila është e përshtatshme për të zhvilluar sportet dimërore. Prevalla është vendi ideal për skitarë profesionistë. Por mbi të gjitha, për ata fillestar. Pozita e përshtatshëme që Prevalla ka, u jep mundësi skitarëve fillestar të përvetësojnë aftësi perfekte në skijim.

Për vizitorët që duan të eksplorojnë Prevallën duke ecur, përveç shtegut të skijimit, ekziston edhe shtegu i ecjes në borë. Gjatë ecjes, ju do të hasni në lumenjtë Lumbardhi dhe Lepenci, të cilët rrjedhin në territorin e Prevallës. Lumenj këta që e bëjnë edhe më të bukur eksperiencën tuaj në këtë fshat turistik.

Pasi të keni përfunduar eksplorimin e Prevallës, është koha të ktheheni në pjesën e rrafshët të fshatit ku gjenden edhe restaurante të ndryshme, të cilat shërbejnë ushqime të përgaditura nga përbërësit natyral që kultivohen në fshat.

Këto janë tri vendet, të cilat e bëjnë Kosovën edhe më të bukur. Vizitoni ato!

Burimi : AlbiInfo.ch


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

05/11/2025 | 08:21
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës
Kosovë

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 5 nëntor

04/11/2025 | 23:35
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.11.2025.) E mërkurë

04/11/2025 | 23:29
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲